Mpiksja e gjakut ne kembe
Mpiksja e gjakut ne kembe

Mpiksja e gjakut ne kembe apo tromboza në këmbë ka një kuptim më të gjërë. Mpiksja apo tromboza mund të jetë siperfaqsore posaqërisht në pacientet që kanë vena varikoze në këmbë dhe 7-10% janë gjasat më të mëdha të lajmrohen mpiksjet apo trombet tek pacientat që vuajnë nga venat varikoze. Quhen edhe flebite siperfaqsore të cilat poashtu mund të ndezën dhe të migrojnë në venat e thella dhe të shkaktojnë trombozen apo mpiksjen e venave të thella dhe pastaj  ato në një perqindje më të vogël mund të migrojnë deri në mushkeri (emboli pulmonale) dhe të jenë fatale për pacientin. Trajtimi i tyre së pari bëhet konzervativ me terapi për ta holluar gjakun (anticoagulant) dhe pastaj në të shumten e rasteve indikohet intervenimi në venat varikoze.

Mpiksja (tromboza) mund të jetë në venat e thella që mund të jetë e rrezikshme dhe ajo në të shumtën e rasteve trajtohet me terapi konzervative (barna,medikamente), mirëpo disa raste  respektivisht 3-5% mund të komplikohen në formë të migrimit apo levizjes së mpiksjes (trombit) në zemer dhe mushkeri që mund të jetë fatale për pacientin e që quhet Embolia Pulmonale.

Në këto raste trajtimi bëhet me një terapi, substance kimike që e zberthejnë trombin apo edhe kirurgjike, intervenuese- trombektomi aspirative (heqja e trombit me thithese).

Mpiksja e gjakut në arteriet e këmbës mund të jetë fatale dhe nese nuk interevenohet  me kohë deri ne 8 oret e para, gjasat janë shumë të mëdha që këmba të gangrenizohet, pra të humbët.

Mpiksja e gjakut ne kembe 
 
Për trajtim dhe konsultim, mund të kontaktoni KËTU!