Operimi i venave ne kembe
Operimi i venave ne kembe

Operimi i venave ne kembe që njihet si Stripingu i Venes, Safenektomia, Çkolitja e venes. Këto të gjitha janë bërë për herë të parë para 160 viteve dhe shumë pak ndryshime janë bërë deri në këtë kohë.

Sot në botën bashkëkohore  ekzistojnë shumë metoda për trajtimin e venave varikoze dhe të gjitha këto metoda të reja janë të lidhura me kualitetin e jetës (QOL-Quality of life), pra mbas intervenimit, pacienti shkone në shtëpi po të njejtën ditë dhe të nesermen i vazhdon aktivitetet ditore.

Më dhimbje minimale dhe me estetikë shumë më të mirë respektivisht më shumë pak shenja apo edhe të padukshme. Ripërsëritjet mbas pesë viteve janë vetëm 8% në krahasim me kirurgjinë klasike që është 30%.

Deri sa në kirurgji ndodh e kunderta. Së paku je i lidhur për shtrat 10-14 ditë.

Dhimbjet janë shumë të forta. Anestezioni i cili përdoret  është shumë i rëndë për  pacientin (anestezioni i përgjithshëm, spinal), shenjat e plagës janë të përhershme dhe jo estetike si dhe në fund komplikimet janë 6-8% në krahasim me metodat bashkëkohore që janë 0.3-1.1%.

Metodat bashkëkohore janë: Laseri 1470, RadioFrekuenca (Closure Fast), Clariven, ASVAL, Veneseal. Të gjitha këto metoda bëhen me anestezion lokal.

 Për më shumë shikoni fotografitë tek galeria.
 
Operimi i venave ne kembe 
 
Për trajtim dhe konsultim, mund të kontaktoni KËTU!