Shërimi i 75-vjeçares nga venat varikoze pasi kishte ardhur në gjendje të rëndë
Shërimi i 75-vjeçares nga venat varikoze pasi kishte ardhur në gjendje të rëndë

Variçet ose venat varikoze shkaktojnë lodhje të këmbëve, ënjtje dhe bëzdisje. Përveç anës estetike, ato mund të jenë edhe një paralajmërim për rreziqet afatgjata të shëndetit.

Personat e prekur nga kjo sëmundje janë shtuar për arsye të shumta dhe për trajtimin e duhet është e këshilliueshme që të konsultoheni me mjekun specialist menjëherë sapo të shfaqen.

Në Klinikën “Vivia” pran Spitalit Amerikan 3 në Tiranë, ju do të gjeni zgjidhjen më të mirë tek kirurgu vaskular Dr. Valbon Gashi, i cili bënë shërimin e venave varikoze me laser dhe radio-frekuencë. 

Këto dy lloje të trajtimeve janë shumë të avancuara, nuk ka plagë, nuk ka prerje, pa dhimbje dhe shërimi është shumë më i shpejtë.

“Kam 45 vjet që vuaj dhe kohët e fundit gjendja u rëndua. Kisha frik sepse kisha dëgjuar të tjerët që thoshin se vuaj mbrapa. Por operacioni im shkoi shumë mirë, nuk kisha dhimbje. Para një çerek ore ka mbaruar dhe kam lëvizur lirshëm. Prandaj i ftoj të gjithë që të mos e lënë sikurse e kam lënë unë deri në këtë gjendje”, është shprehur pacientja.

Mjeku Valbon Gashi thotë se pacientja 75 vjeçare ka qenë në stadin e pestë dhe operacioni nuk është bërë për shkak të estetikës, por për shkak të vuajtjes, dhimbjes dhe ënjtjes në këmbë, posaçërisht gjatë qëndrimit të stërzgjatur në këmbë.

“Kjo është një teknikë bashkëkohore e trajtimit të variçeve. Laseri nëpërmjet temperaturës e shkatërron venën e sëmurë. Mëpastaj rikuperimi është shumë i shpejtë”, ka deklaruar kirurgu Gashi.

Në këtë lloj shërbimi, koha e rikuperimit të pacientit është shumë e shpejtë duke bërë të mundur rikthimin në aktivitete brenda 24 orëve.

Trajtimi i variçeve parandalon komplikimet dhe përmirëson dukshëm pamjen e jashtme.

Dr. Valbon Gashi punon edhe në ordinancën e tij në Prishtinë tek “Venomed Plus”. Ky është numri kontaktues i tij: +377 44 116 718.

 

List of videos