Shfaqja e kapilarëve në këmbë dhe fytyrë, shkaktarët dhe trajtimi me metodat e fundit
Shfaqja e kapilarëve në këmbë dhe fytyrë, shkaktarët dhe trajtimi me metodat e fundit

Njihuni me shkaktarët e shfaqjes së kapilarëve, historinë e trajtimit të tyre si dhe metodave të fundit teknologjike CLACS e cila përdoret edhe në Prishtinë në Ordinancën VenomedPlus nga kirurgu vaskular Dr. Valbon Gashi

Kapilarët të njohur ndryshe me termin ‘teleangiektazi’ të përdorur për herë të parë në fillim të shekullit 19 nga Von Graf shpjegohen si paraqitje e disa venuleve, arterioleve që shihen me sy dhe kanë diamerët prej 0.1 deri 1mm.

Kapilarët më së shpeshti shfaqen në këmbë dhe fytyrë, ndërsa në pjesët tjera të trupit më rrallë. Në bazë të disa klasifikimeve ato ndahen si kapilarë të thjeshtë (linear), të degëzuar, në formë merimange apo në formë të yllit ose pikave. Kapilarët kanë ngjyrë të kuqe dhe blu.

Faktorët kryesor që shkaktojnë lajmërimin e kapilarëve janë pothuajse të njëjtë në rastin e venave varikoze. Këto janë faktori gjenetik, hormonal, mosha, shtatzënia, disa sëmundje malinje, përdorimi i steroideve, mungesa e vitaminës C, lëndimet apo edhe faktorët fizik.

Tek faktorët gjenetik më së shumti janë disa sëmundje gjenetike që janë të lidhura me enët e gjakut. Ndërkaq tek faktori hormonal dhe shtatzënia është vërtetuar se 72 për qind e grave shtatzëna kanë kapilarë në këmbë dhe shumica e tyre zhduken 3-5 javë pas lindjes. Pra ndikimi i drejtpërdrejtë i esterogjenit në raport me progesteronin, shkakton zgjerimin dhe me këtë rritet edhe presioni në vena që shkakton paraqitjen e kapilarëve në shumë pjesë të këmbëve.

Shkaktarët tjerë të kapilarëve janë: përdorimi i tepërt i kortikosteroideve, sëmundjet malinje si tumoret e gjirit, prostatës dhe mëlçisë, lëndimet traumatike, prerjet kirurgjikale, infeksionet e lëkurës, sëmundja e HIV-it dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.

Shumica e kapilarëve nuk japin ndonjë simptomë të theksuar dhe për shumë kohë ka qenë enigmë se si mund të trajtohen këto kapilarë që kanë ndikuar sidomos në anën estetike tek femrat.         

Më herët trajtimi është bërë me kimikate të cilat kanë pasur shumë efekte anësore të cilat kanë shkaktuar shfaqje të shenjave të përhershme, kurse më vonë janë zbuluar detergjent si Poliacanoli, Sodiumi, Sulfati të cilët kanë më pak efekte anësore, por pas çdo trajtimi të tyre duhet të mbahën çorape komprimuese së paku 4-6 javë.

Përveç substancave kimike janë përdorur edhe Laserët lëkuror me valë elektromagnetike 980nm, Nd-Yag 1064 ,1320 nm dhe së fundi përdorimi i kombinuar i Laserit intradermal me substancë sklerotizuese.

Por tani një metodë e re që po përdoret më së shumti dhe hovin më të madh e ka marr viteve të fundit, është metoda CLACS (Cryo Laser-Cryo Sclerotherapy) e zbuluar nga braziliani Kasuo Miyake. Përparësia e kësaj metode të re në shërimin e kapilareve është se çorapët komprimuese nuk ka nevojë të mbahen asnjë ditë.

*Me këtë metodë të fundit mund të trajtoheni në Ordinancën Venomedplus në Prishtinë nga kirurgu vaskular Dr. Valbon Gashi. Për punën e mjekut mund të informoheni në numrin e telefonit 044 116 718 ose të vizitoni faqen www.venomed.eu