Si të shmanget tromboza e venave te thella e cila rrezikon edhe jetën
Si të shmanget tromboza e venave te thella e cila rrezikon edhe jetën

Tromboza e Venave te thella është një semundje e krijuar  në venat e thella te këmbeve ose legenit. Në shumicën e rasteve ënjtja me dhimbje në këmbë mund të shfaqet si shenjë paralajmëruese. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë simptomë sepse në disa raste nuk mund të ketë shenja të dukshme apo ne zhargonin anglez tromboza e venave te thella asimptomatike.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë si përshembull gjatë një fluturimi me shume se 4-6 ore për pushime, ulë aktivitetin e këmbëve tona dhe rrjedhja e gjakut bëhet shumë e ngadaltë në venat e thella, duke na vënë para rrezikut për formimin e një ngjizje të gjakut. Prandaj rekomandohet që në fluturime të gjata të çoheni në këmbë dhe të paktën në një orë të ecni përgjatë aeroplanit.

Poashtu rekomandohet që gjatë fluturimeve të gjata të mbani organizmin plotësisht të hidratuar duke pirë ujë e lëngje, ndryshe gjaku i koncentruar për një periudhë të gjatë mund të rrisë rrezikun për ngjizje. Është poashtu e rëndësishme që të konsumoni ujë edhe gjatë pushimeve. Njerëzit kanë tendencë që të pijnë më shumë alkool kur janë në pushime verore dhe kjo mund të dehidrojë organizmin, por gjithashtu mund të shkaktojë edhe nxjerrjen e sasisë së lëngjeve nëpërmjet urinës. Balanconi konsumimin e alkoolit me ujë. Për moshat e shtyra preferohet edhe çorape komprimuese.

Nëse keni shenja ose shqetësime për trombozë të thellë, vizitoni një specialistë të krirugjisë vaskulare. Mjeku do të kryej një ultrazë dhe varësisht nga rezultatet do t’ju jap edhe trajtimin. Një trombozë e thellë në vena e diagnostikuar herët mund të trajtohet dhe gjendja te kthehet në normalalitet. Në rastet më të rënda ajo mund te zberthehet me disa komponente kimike ce ipen direkt ne vendin e semure dhe percillet me rreze X apo sistematik ne tere trupin. Keto substanca kimike ne zhargonin mjekesor quhen trombolitik.  15-20% te ketyre trombozave shkatojne migrim te trombit (emboli pulmonale ) ce eshte fatale per jeten.

(Nëse keni shenja ose simptoma të venave varikoze, mund të drejtoheni në ordinancën Venomed Plus – Prishtinë – Dr. Valbon Gashi +377 44 116 718 Viber)