Venat varikoze mund të shkaktojnë këtë problem serioz në shëndetin tuaj
Venat varikoze mund të shkaktojnë këtë problem serioz në shëndetin tuaj

Për shumë vite venat varikoze janë konsideruar se problem vetëm kozmetik. Megjithatë, gjatë viteve të fundit është bërë e kuptueshme që variçet janë një shenjë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Hulumtimet kanë treguar se një në 30 pacientë me vena varikoze, mund të përballet me një gjendje tjetër të rëndë shëndetësore.

Për shembull 1 në 30 pacientë me vena të thjeshta varikoze mund të zhvillojë ënjtje në kyçin e këmbës. Kjo mund të shkaktojë dëme të lëkurës dhe ky dëmtim do të zhvillojë ulcerat e këmbëve. Këto të dhëna janë nxjerrë nga hulumtime shkencore që vërtetojnë se venat varikoze mund të shkaktojnë gjendje të rrezikshme për jetën e pacientëve.

Venat varikoze nuk janë vetëm problem kozmetik, ato mund t’ua rrezikojnë jetën

Neglizhenca ose dështimi i trajtimit të venave varikoze mund të çojë në mpiksje duke u bërë trombozë  e venave te thella(DVT). Kjo trombozë e thellë mund të shkojë në mushkëri dhe të shkaktoje emboli pulmonare çka mund të jetë kërcënuese dhe fatale për jetën.

Ky rrezik është vërtetuar nga një hulumtim në Kinë ku tregohet se pacientët me vena varikoze mund të kenë 5-10 herë më shumë gjasa që të zhvillojnë Trombozë të Thellë sesa pacientët pa vena varikoze.

Prandaj edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit në Britani të Madhe ka rekomanduar në vitin 2013 që çdo person me simptoma të venave varikoze duhet të trajtohet.

www.venomed.eu

(Nëse keni shenja ose simptoma të venave varikoze, mund të drejtoheni në ordinancën Venomed Plus – Prishtinë – Dr. Valbon Gashi +377 44 116 718 Viber)