Kirurgjia Vaskulare

Kirurgjia Vaskulare

Flebologjia 
 
Më shumë se 1/3 e popullatës botërore vuan nga venat e zgjeruara varikoze. 2/3 prej tyre, janë femra. Në ditët e sotme, diagnoza dhe mjekimi i tyre është lehtësuar.
 
Çka është sëmundja e venave të zgjeruara dhe si njihet?
Venat e zgjeruara varikoze paraqesin një ndër problemet më të përhapura shëndetësore të kohërave tona. Më së shumti paraqiten si pasojë e predispozicionit gjenetik por edhe si pasojë e mënyrës së jetesës. Kursi i sëmundjes së venave të zgjeruara varikoze është i tillë që është gjithmonë në progres e sipër dhe mund ta ndajmë në dy faza:
Faza e Parë (I): faza pa dhimbje, në të cilën nëpër lëkurë mund të vërejmë dhe të prekim nyjet (noduset), zgjerimet venoze. Në këtë fazë nuk ka dhimbje të theksuara ose enjtje dhe mu këtu duhet të fillohet me mjekim. Në të kundërtën, sëmundja përparon dhe hyn në
Fazen e Dytë (II): faza e komplikimeve, në të cilën lajmërohen dhimbjet dhe të ënjturit e këmbëve (këmbë të lodhura), inflamacione të shpeshta dhe trombozë e venave e përcjellur me rrezikun e shkëputjes së trombit në qarkullimin venoz, pastaj komplikimet në formë të hapjes së plagëve në lëkurë, hiperpigmentimit të lëkurës (ndryshimi i ngjyrës së lëkurës).
Objective evidence of a structural or functional abnormality of the heart at rest: cardiomegaly, third heart sound, cardiac murmurs, echocardiogram abnormalities.
 
Informata te nevojshme:  Metoda e mjekimit
 
Sot ekzistojnë shumë metoda të mjekimit të venave të zgjeruara varikoze. Në treg gjenden një numër i madh i preparateve (kremra dhe preparate të ndryshme), të cilat nuk japin kurrfarë rezultatesh, derisa nga ana tjetër, tek pacientët është e pranishme frika nga mënyra e deritashme e shërimit- intervenimit kirurgjik që bëhet me anestezion të përgjithshëm ose spinal.
Ndërhyrjet bashkëkohore pa dhimbje me laser dhe radiofrekuencë, është përparësi e madhe dhe opsioni më i mirë terapeutik në mjekimin e venave të zgjeruara varikoze. Sot, nëpër tërë botën, aplikohet metoda e mjekimit të venave me radifrekuencë dhe laseri.
Përparësitë e intervenimit me laser dhe radiofrekuencë
Në trajtimin dhe mjekimin e venave të zgjeruara varikoze, intervenimi me laser dhe radiofrekuencë paraqet një revolucion që në masë të madhe zëvendëson metodat e deritashme klasike të operacionit kirurgjikal.
Në krahasim me metodën standarde kirurgjikale – operacioni i shkolitjes (stripping) së venës së madhe (Vena Safena Magna) – ndërhyrja me laser dhe radiofrekuencë ka shumë përparësi.
Operacioni klasik i shkolitjes (stripping) dhe flebektomise kryhet me anestezion të përgjithshëm dhe bazohet në heqjen fizike ose shkolitjen e venës së zgjeruar varikoze, me ç’rast krijohet një hematomë e madhe nënlëkurore që dhemb shumë, reabsorimi i të cilit përcillet me ënjtje, zgjatë më shumë se një muaj. Pas ndërhyrjes, në vendin e prerjes kirurgjikale, mbesin vragat e përhershme.
Për dallim nga ndërhyrja standarde, intervenimi me Laser 1470, radiofrekuencë siguron një procedurë mjekuese pothuajse pa dhimbje, është shumë preciz, pacientët e lëshojnë klinikën menjëherë dhe mund t’u kthehen aktiviteteve të përditshme, poashtu menjëherë. Nuk ka prerje kirurgjikale, vraga postoperative, por edhe as dhimbje, ndërsa periudha e rehabilitimit nuk zgjat më shumë se dy ditë.
Si duket intervenimi në vena me laser dhe radiofrekuencë?
Përmes gjilpërës, në venë vendoset një sondë e hollë e cila bartet deri te vena e zgjeruar. Funksioni i sondës me laser dhe radiofrekuencë është prodhimi i një sasie të madhe të energjisë termike, e cila menjëherë bënë tharjen e pjesës së sëmurë të venës, dhe e kthen atë në një shirit të hollë fibrotik të cilin do ta reabsorbojë organizmi. Pas intervenimit, varicet e dukshme dhe venat e zgjeruara, menjëherë zhduken. Laseri 1470 dhe radiofrekuenca mundëson ngjitjen e dy mureve venoze, trombozimin dhe sklerotizimin e tyre, ndërpret zhvillimin e sëmundjes dhe pengon rrezikun nga komplikimet e mundshme.
Venat tjera të shëndosha, të cilat ishin të stërngarkuara, tanimë shkarkohen. Kapaciteti i tyre në raport me qarkullimin e gjakut në këmbë, në moment, është shumëfish më i madh dhe në gjendje për të përmbushur të gjitha nevojat e organizmit.
List of videos
Risi - Procedura Variclose
Është një procedurë e re e zbuluar pra tri viteve.
Kirurgjia Vaskulare
Venat e zgjeruara varikoze paraqesin një ndër
Departamenti i gjinekologjise
Vizita gjinekologjike dhe obstetrike (ekografike,
Metoda Endo-Venus Laser 1470
Metoda është e ngjashme me metodën VNUS , dallimi
Mjekimi me Radiofrekuencë  Bipolare (VNUS ClosureFast)
VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë) është metoda e
Metoda  ClariVein
ClariVein® (MOCA) është metoda me e re,
Mjekimi me Foam Sclerotherapy
Foam Sclerotherapy ka një incizim super të