Metoda Endo-Venus Laser 1470

Metoda Endo-Venus Laser 1470

Mjekimi me Endo-Venus Laser (EVL)

Çka është Endo-Venus Laser (EVL)?


Metoda është e ngjashme me metodën VNUS pothuajse identike, pra mbyllja e venës varikoze behet me energji termike. Pozicionimi dhe trajtimi është pothuajse i njëjte me VNUS Closure Fast. Dallimi i vetëm është tërheqja e kateterit (fibër) behet më ngadalë. Një centimetër tërhiqet brenda 3-5 sekonda me energji te caktuar te cilën e cakton kirurgu ne fjale.

Kjo procedurë përdorë saktësin e energjisë së laserit dhe kryhet nën anestezion lokal. Nje gjilpër e vogël e kateterit futet në venën e dëmtuar nën kontrollin e ultratingullit. Fibër laseri pozicionohet në ijë në rrënjë të venës varikoze.

Pozicionimi i fibër laserit është gjithmon nën kontroll të ultratingullit. Duke përdorur energjinë e laserit vena nxehet dhe mbyllet. Prerjet kirurgjike në ijë shmangen plotësisht dhe nuk ka asnjë rrezik të infektimit të plagës apo probleme gjatë shërimit të saj. Nuk ka qkulitje kirurgjike të venës kështu bënë që pacienti të mos ndiej dhimbje dhe mos të lë shenja.

Benefitet e Laser 1470 (Radial Fiber) ose metodës Endo-Venus Laser (EVL):

· Trajtim jo kirurgjikal

· Pa prejre të dhimbshme apo shenja në ijë

· Pa qkulitje të dhimbshme

· Kthim i menjëhershem në aktivitet ditore duke përfshirë edhe ngasjen e veturës

· Lehtësim i simptomës

· Rezultate të shkëlqyera kozmetike

· Rrezik të ulët të përsëritjes vetëm nën 8%

· Mund të jetë më i përshtatshëm se Radiofrekuenca (VNUS Closure) në rrethana të caktuara

Shiko fotot në galeri KËTU.
Gjithashtu shikoni edhe KËTË video për të mësuar më shumë rreth metodave praktike të përdorimit të Laser 1470.
List of videos
Risi - Procedura Variclose
Është një procedurë e re e zbuluar pra tri viteve.
Kirurgjia Vaskulare
Venat e zgjeruara varikoze paraqesin një ndër
Departamenti i gjinekologjise
Vizita gjinekologjike dhe obstetrike (ekografike,
Metoda Endo-Venus Laser 1470
Metoda është e ngjashme me metodën VNUS , dallimi
Mjekimi me Radiofrekuencë  Bipolare (VNUS ClosureFast)
VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë) është metoda e
Metoda  ClariVein
ClariVein® (MOCA) është metoda me e re,
Mjekimi me Foam Sclerotherapy
Foam Sclerotherapy ka një incizim super të