Mjekimi me Foam Sclerotherapy

Mjekimi me Foam Sclerotherapy

Mjekimi me Foam Sclerotherapy - Valbon Gashi dr - Venomed Plus
Ultrasound-guided Foam Sclerotherapy
Trajtimet me injektim kanë pasur përdorim në trajtimin e venave varikoze për shumë vite me radhë. Dy zhvillimet e tanishme na lejojnë tani të përdorim një teknikë injektimi për venat varikoze që më herët ishte e trajtueshme vetëm me operacion. Këto janë përdorimet e ultrazërit në udhëheqjen e injektimit dhe përgatitjen e materies si shkumë. Gjatë dhjetë viteve të fundit, përdorimi i injektimit me shkumë ishte i shpërndarë në Francë, Spanjë dhe Itali dhe së fundmi teknika filloi të përdorej edhe në SHBA.

Si Çka është Foam Sclerotherapy-a?
Zgjidhjet që janë injektuar janë saktësisht të njëjta me ato që tani më janë përdorur për trajtimin e venave varikoze. Këto janë kombinuar me ajër , në këtë mënyre krijohet shkuma, e cila duket paksa sikur shkumë e flokëve, ose shkumë e rrojës. Shumë studime shkencore në mjekësi kanë konfirmuar se Foam Sclerotherapy-a ka një incizim super- të sigurte dhe që i prodhon rezultatet e shkëlqyeshme në trajtimin e venave varikoze.

Si funksionon shkuma (Foam Sclerotherapy)?
Pas injektimit, shkuma e shtynë gjakun jashtë nga kanali i venës dhe e mbush kompletë venën. Mbushja e venës nga brenda është komplet e larguar (kjo nuk dhëmb) dhe vena përgjigjet me ndarje kurse muret e venës ngjiten me njëri tjetrin. Kanali i venës është i mbyllur dhe gjatë rrjedhjes së disa muajve vena absorbohet e tëra nga procesi i shërimit të trupit.

Trajtimi me metodën Foam Sclerotherapy:
Trajtimi bëhet në një dhomë trajtimi dhe jo në një sallë operacioni. Një sasi e vogël e anestezionit lokal përdorët për të mpir lëkurën e këmbës dhe një gjilpër e vogël futet në venën varikoze. Pozicionimi i gjilpërës kontrollohet me kujdes të shtuar nga ultratingulli kështu që vena varikoze të mbyllet me rezultat të lartë. Shkuma më pas injektohet dhe kalon ne venën varikoze duke u kontrolluar me kujdes nga ultratingulli. I gjithë procesi nuk merr më shumë se 20-30 minuta. Perfundimisht një fash përdoret në këmb. Fasha zakonisht përdoret jo më shumë se 1 javë.
Benefitet e Foam Sclerotherapy:
   Ultrazëri – guided Foam Sclerothrapy është një metodë e re e trajtimit të venave varikoze
   Nuk ka nevojë për operim nën anestezion të përgjithshëm
   Tretmani kryhet nën anestezion lokal
   Një tretman përfudon në rreth 20-30 minuta
   Trajtimi është nën kontroll të shtuar duke përdorur ultratinguj
   Kostoja është shumë më e ulët se sa metodat tradicionale kirurgjike
   Nuk humb asnjë ditë pune
   Ne baze te statistikave boterore riperseritja mbas shkum (Foam Scleotherapy) mbas 2 viteve eshte 30%
   Ajo eshte edhe arsyeja qe shkuma (Foam Scleotherapy) ne te shumten e rasteve tek trajtimi i venave varikoze te shkalles se mesme dhe te rende (C2, C3, C4, C5 dhe C6) eshte si tretman ndihmes mbas intervenimit me Laser dhe Radiofrekuence dhe ndryshe quhet LAFOS (Laser Assisted Foam Scleotherapy).
Informata më të hollësishme rreth aplikimit të metodës Foam Sclerotherapy mund t'i gjeni ne Ordinancen Venomed Plus:
Doktor Valbon Gashi në ordinancën Venomed Plus është i specializuar që të ju udhëzojë rreth përshtatshmërisë suaj për metodën VNUS Cloruse Fast, Endo-Venus Laser, CLARIVEIN apo Kirurgjisë Klasike duke iu referuar një kontrolli (skenimi) me DOPLER (ultratingull).
Jo të gjitha klinikat janë të afta të ofrojnë trajtimet me metodat më revolucionare në botë sa i përket shërimit të venave varikoze..
Për më shumë informata ju lutemi, kontaktoni Doktor Valbon Gashi.
List of videos
Risi - Procedura Variclose
Është një procedurë e re e zbuluar pra tri viteve.
Kirurgjia Vaskulare
Venat e zgjeruara varikoze paraqesin një ndër
Departamenti i gjinekologjise
Vizita gjinekologjike dhe obstetrike (ekografike,
Metoda Endo-Venus Laser 1470
Metoda është e ngjashme me metodën VNUS , dallimi
Mjekimi me Radiofrekuencë  Bipolare (VNUS ClosureFast)
VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë) është metoda e
Metoda  ClariVein
ClariVein® (MOCA) është metoda me e re,
Mjekimi me Foam Sclerotherapy
Foam Sclerotherapy ka një incizim super të