Mjekimi me Radiofrekuencë  Bipolare (VNUS ClosureFast)

Mjekimi me Radiofrekuencë Bipolare (VNUS ClosureFast)

Mjekimi me VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë)

Çka është VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë)?

Hynë ne një nder metodat me bashkëkohore për trajtimin e venave varikoze ne këmbe. Trajtimi i saj behet nëpërmjet energjisë termike dhe kjo ndikon ne shkatërrimin e brendësisë se venës varikoze e qe përfundon me mbyllje e plote te saj ku me vone ajo degjenerohet dhe humbet nga vete organizmi e qe kjo vene varikoze nuk ka ndonjë rendësi për vet organizmin, por vetëm e ka dëmtuar atë.

VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë) është metoda më e fundit per trajtimin e venave varikoze. Ajo prodhon rezultate të shpejta dhe një rezultat të shkëlqyer kozmetike. Trajtimi zakonisht kryhet nën anestezion lokal pa kirurgji. Kjo do të thotë se tarifat janë ulur, koha jashtë punës është minimale dhe për këtë arsye trajtimi është shumë me kosto efektive. Përshtatshmërinë tuaj për VNUS ClosureFast vlerësohet pas një skenimi të plotë me ultratinguj.

Pas mbiprjes së lekurës me anestezion lokal (e ngjashme me atë te një ineksioni të dentistit) dhe pastrimit të lëkurës me mjet antiseptik, një gjilpërë futet në venën varikoze nën kontrollin e ultra tingullit futet gjilpera (seldinger) në venë, dhe me procedurë futet kateteri i ClosureFast i cili kalohet deri ne venë. Në të gjitha rastet, pozicionimi i saktë i kateterit monitorohet nga ultratingujt(ultrazëri). Energjia termale që formohet nga radio frekuenca nëpërmjet temperaturës deri në 120 ? mbyll venën në moment dhe kateteri çdo 7 centimetra tërhiqet me kujdes nën përcjelljen e ultratingullit. I gjithë procesi kontrollohet në çdo fazë nga ultrazëri për të siguruar rezultate të shkëlqyera.

Pas intervenimit me metodën VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë)?

Pas intervenimit ecja dhe aktivitetet normale janë të propozuara menjëherë.  Shumica e njerëzve mund të ju kthehen aktiviteteve normale të ditës, punës dhe ngasjes së veturës apo motorit menjëherë pas ndërhyrjes. Barna të thjeshta si paracetamol dhe ibuprofeni janë të nevojshme ndonjëherë.

Me trajtimin VNUS CloruseFast (Radio Frekuencë), venat me valvula të dëmtuara mbyllen nën anestezion lokal pa kirurgji. Energjia e VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë) me shënjestër të përkyer e bën këmbën tuaj të duket dhe të ndihet shumë mire, shumë shpejt.

Benifitet e VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë):

·         Trajtimi në më pak se 1 orë

·         Anestezion lokal

·         Pak ose fare humbje kohe nga puna

·         Nuk ka prerje të dhimbshme apo plagë në ijë

·         Pa shkolitje(stripping) të dhimbshme

·         Kthimi i shpejtë në aktivitetet normale duke përfshirë edhe ngasjen e vetures

·         Rezultate te shkëlqyera kozmetike pa plagë të shëmtuara

·         Rrezik të ulët të përsëritjes vetëm nën 8%

 

Si kryhet trajtimi me metodën VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë)?

Trajtimi kryhet nën “syrin vigjilent” të paisjes me ultratinguj për të garantuar mbylljen e suksesshme të venave të dëmtuara. Pasi që nuk ka asnjë prejre kirurgjikale, nuk ka pothuajse asnjë rrezik të infeksionit, të cilat mund të ndodhin herë pas here pas operimeve tradicionale dhe paraqitjes së hematomeve si dhe shenja të dukshme nga kirurgjia.

List of videos
Risi - Procedura Variclose
Është një procedurë e re e zbuluar pra tri viteve.
Kirurgjia Vaskulare
Venat e zgjeruara varikoze paraqesin një ndër
Departamenti i gjinekologjise
Vizita gjinekologjike dhe obstetrike (ekografike,
Metoda Endo-Venus Laser 1470
Metoda është e ngjashme me metodën VNUS , dallimi
Mjekimi me Radiofrekuencë  Bipolare (VNUS ClosureFast)
VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë) është metoda e
Metoda  ClariVein
ClariVein® (MOCA) është metoda me e re,
Mjekimi me Foam Sclerotherapy
Foam Sclerotherapy ka një incizim super të