Risi - Procedura Variclose

Risi - Procedura Variclose

Është një procedurë e re e zbuluar pra tri viteve. Është një ndër metodat më të  sofistikuara në trajtimin e venave varikoze(të zgjeruara).
 
Përndryshe në zhargonin amerikan quhet edhe Treatment During Lunch Time(trajtimi gjatë pushimit te drekës). Kualiteti i jetës është në nivelin më të lartë. Trajtimi zgjat më së shumti 20-30 min dhe mbas saj nuk ke nevojë për çorapë komprimuese (që është shumë e bezdisshme) dhe vazhdon aktivitetet po të njëjtën ditë. Estetika e këmbës dukshëm përmirësohet. Metoda e trajtimit – Me një gjilpërë futemi në venën e zgjeruar dhe të dëmtuar.
 
Mbas saj futet një tel i hollë dhe përmes telit futet kateteri deri ne 3 cm nga vena e thellë. Kateteri lidhet me një pistoletë në të cilën gjendet super ngjitësi(super glue). Me pistoletë e bëjmë  aplikimin e ngjitësit në venën e zgjeruar me tërheqje shumë të ngadalshme. Mbas 5 minutave e gjithë vena tkurret dhe mbyllet ne tërësi. Kështu përfundon procedura dhe pacienti ngritët ne këmbë dhe kontrollin e parë e benë mbas dhjetë ditë.
 
Nëse krahasohet me  metodat Laser dhe Radio frekuenca te kjo metodë nuk ka nevojë anestezion lokal përgjatë tërë venës që duhet trajtuar.
 
Procedura është e shpejtë shumë pak e dhimbshme dhe rezultatet janë të menjëhershme.
          
List of videos
Risi - Procedura Variclose
Është një procedurë e re e zbuluar pra tri viteve.
Kirurgjia Vaskulare
Venat e zgjeruara varikoze paraqesin një ndër
Departamenti i gjinekologjise
Vizita gjinekologjike dhe obstetrike (ekografike,
Metoda Endo-Venus Laser 1470
Metoda është e ngjashme me metodën VNUS , dallimi
Mjekimi me Radiofrekuencë  Bipolare (VNUS ClosureFast)
VNUS ClosureFast (Radio Frekuencë) është metoda e
Metoda  ClariVein
ClariVein® (MOCA) është metoda me e re,
Mjekimi me Foam Sclerotherapy
Foam Sclerotherapy ka një incizim super të